Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq.
Vuçiq dhe Von der Leyen fillimisht do të kenë një bisedë kokë më kokë në Pallatin e Serbisë me presidentin serb dhe më pas do të ketë një takim me anëtarët e dy delegacioneve. Vuçiq tha mbrëmë se gjatë gjithë ditës do të ketë diskutime me presidenten e Komisionit Evropian për të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë.