Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot në Parlamentin Evropian ka mbajtur fjalimin vjetor për situatën në BE.
“Unë dua që ju: popujt e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë ta dini se ju jeni pjesë e familjes sonë, jeni e ardhmja e bashkimit tonë dhe jeni vetë BE-ja. Pa ju unioni nuk është i kompletuar”, ka thënë ajo.
Politikania gjermane shtoi se Evropa duhet të jetë më e fortë që të riafirmohet si fuqi botërore .
Ajo mbështeti idenë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për një mekanizëm që shkon përtej procesit të zgjerimit./klankosova.tv/