Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha sot se plani i paqes i Kievit duhet të shërbejë si pikënisje për të gjitha përpjekjet për paqen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidentja e KE-së theksoi se nuk duhet të harrojmë kurrë se Ukraina është një vend i sulmuar brutalisht dhe se ky fakt duhet të vendosë parimet bazë të një paqeje të drejtë, transmeton Fol Drejt.