Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajonin e Emilia Romagna premtoi sot se Italia do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian në rindërtimin pas përmbytjeve të vitit të kaluar ku humbën jetën 15 persona. disa dhjetëra njerëz demonstruan për shkak të vizitës së saj.
Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan sot një marrëveshje ndërmjet Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Italisë me vlerë gati 700 milionë euro, raporton ANSA.
“Është shumë prekëse të kthehesh në Emilia Romagna pas përmbytjeve shkatërruese”, tha von der Leyen, duke folur para gazetarëve së bashku me kryeministren italiane.