Platforma X më herët Twitter, u dënua me një gjobë prej 350 mijë dollarësh pasi nuk e kishte plotësuar kërkesën në kohë kur ishte lëshuar urdhri për kontrollimin e llogarisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas dokumenteve të gjykatës të publikuara sot, me kërkesë të zyrës së ish-Prokurorit të Përgjithshëm Jack Smith, i cili u emërua si ekspert special për hetimet ndaj Trumpit, në janar 2023 u lëshua një “urdhër” për t’i dhënë shtetit informacione rreth llogarisë së Trumpit në platformën X (Twitter) në lidhje me hetimin e bastisjes së Kongresit të 6 janarit.
Gjykata mori urdhër konfidencialiteti që ndalonte X që t’i zbulonte ekzistencën dhe përmbajtjen e urdhrit të kontrollit për këdo, përfshirë Trumpin.
Edhe pse X përfundimisht e zbatoi urdhrin, u gjobit me 350 mijë dollarë për dhënien e informacionit të kërkuar me tre ditë vonesë.
– Reagimi i Trumpit
Trumpi reagoi ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Departamentit të Drejtësisë në një deklaratë në platformën e tij të mediave sociale, TruthSocial.
“Sapo mora vesh se Joe Bideni mashtrues ka hakuar llogarinë time në Twitter përmes Departamenti i Drejtësisë”, tha Trump i quajti atë një sulm ndaj të drejtave të tij civile.
Trump shkroi në X (Twitter): “Kundërshtari im politik po çmendet duke u përpjekur të dëmtojë fushatën time presidenciale. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më parë. A ekziston ende neni i parë plotësues i Kushtetutës (i cili përfshin të drejtën e lirisë së shprehjes)? A u tha Jack Smith-i i çmendur të pazgjedhurve që të zhduknin dhe fshinin të gjitha provat? Këto janë ditët e zeza të Amerikës”.
Llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump në X u pezullua pas ngjarjeve të bastisjes së Kongresit të 6 janarit 2021 dhe u rihap pasi platforma u ble nga Elon Musk. Megjithatë, Trump nuk ka postuar asgjë në platformë që nga 8 janari 2021.
Më 1 gusht 2023, Trump u akuzua për 4 akuza për përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 në favor të tij. Aktakuza u referohej postimeve të Trumpit në mediat sociale në procesin që çon në bastisjen e Kongresit të 6 janarit 2021.