Nexhat Kryeziu është zgjedhur anëtar joekzekutiv i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Në votim morën pjesë 85 deputetë, nga të cilat shtatë fletëvotime janë të pavlefshme, përcjell Klankosova.tv.
Kryeziu u zgjedh me gjithsej 72 vota të marra nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kandidatët e tjerë ishin Esida Bujupi e cila nuk morri asnjë votë, Lulzim Ismaili pesë vota dhe Nora Rraci një votë.