Shumë votues amerikanë besojnë se presidenti Joe Biden është shumë i vjetër që të kandidojë për t’u rizgjedhur në vitin 2024, sipas një sondazhi të “Wall Street Journal” të publikuar të hënën.
Biden dhe ish-presidenti Donald Trump janë kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Pavarësisht moshave të ngjashme të kandidatëve, një pjesë e konsiderueshme ose 73 për qind e votuesve shprehën shqetësimin për moshën e Bidenit, duke e konsideruar si shumë të vjetër për një mandat të dytë. Në anën e kundërt, 47 për qind e votuesve ndajnë shqetësime të ngjashme për 77-vjeçarin Trump, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Për më tepër, 11 për qind më shumë votues besojnë se Trump dhe jo Biden, ka arritur sukses si president.
Në kohën kur Biden bëri betimin në detyrë më 20 janar 2021, ai u bë presidenti më i vjetër në moshën 78-vjeçare. Nëse do të fitojë mandatin e dytë, atë do ta fillonte në moshën 82-vjeçare dhe do ta përfundonte në moshën 86-vjeçare./FolDrejt/