Një patrullë policie e Los Anxhelosit ka ndaluar një udhëtar me veturën Tesla, i cili rreth orës 3.30 ishte duke vozitur me një shpejtësi konstante 70 majla (ose 113km/h), shkruan “Los Angelos Times”.
“Fillimisht policia pa që në brendësi të veturës shoferi ishte strukur dhe po flente. Atëherë ata ndozën dritat, i ranë sirenës dhe thirrën patrullë të dytë,” përcjell foldrejt.com.
Atëherë zgjohet shoferi që voziste me auto-pilot dhe e ndalon veturën.
Kur u kryen ekzaminimet, u pa që shoferi ishte po ashtu nën efektin e alkoolit. 45 vjeçari është arrestuar, kurse vetura Tesla u dërgua në parking – por kësaj here pa autopilot./Foldrejt.com