Dy vozitës e kanë pësuar keq nga policia meqë të njëjtit janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë së kufizuar, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, në segmentin rrugor në fshatin Klinë e mesme, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar dy vetura të cilat zhvillonin shpejtësi prej 123 dhe 105 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga 300 euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh.