Në rrugën Ekrem Rexha në Prizren dje në ora 12:30 ka ndodhur një aksident, fatmirësisht pa pasoja. Në të janë lënduar pesë persona, thuhet në raportin e policisë.
“Vozitësja femër kosovare, nga pakujdesia me veturë ka goditur motoçiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar motoçiklisti dhe katër pasagjerët e veturës, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, raporton FolDrejt.