Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer ka drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, të cilin policia tha se e kanë identifikuar dhe gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të mjetit, shkruan Fol Drejt.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h, (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimit të mjetit me veprim motorik).”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia theksoi se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. /FolDrejt/