Një person i dehur ka kryer një akt makabër në Tirolin Jugor duke vozitur mbi turmën e njerëzve. Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona, të moshave 20-25 vjeç, të gjithë gjermanë, kanë mbetur të vdekur, kurse dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan srf.ch.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Luttach, pikërisht në momentin kur disa turistë gjermanë zbrisnin nga autobusi.
Agresori është një 27 vjeçar dhe tani është përpara autoriteteve të drejtësisë. Detaje nuk jepen për të, por vetëm se gjatë aktit ka qenë i dehur./Foldrejt.com