Zvicra është ndër shtetet e ralla që e dënon deri me burg vozitjen tej normave të lejuara – ku shpesh personat e tillë quhen edhe raser-ë. Por kush janë raserët më të njohur të Zvicrës?
Një gjerman 34 vjeçar me seatin e tij voziste 249 kilometra në orë përmes Thurgau. Por ka edhe më shpejtë se ai – mbi të gjitha një shofer 28 vjeçar i Bentley. Ky i fundit kërkonte të gëzonte shoqen që e kishte në sediljen para duke vozitur 324 km/h, përmes autostradës A1 me veturën Bentley Continental, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në shkrimin e “BLICK”. Këtu nuk përfundon historia e tij. 28 vjeçari ishte edhe duke incizuar udhëtimin e tij super të shpejtë. Në 2014 ai u dënua me 36 muaj burg dënimi më i lartë për raserët zviceranë deri tani.
Gjobë 70 mijë franga
Një francez në 2009 në Kantonin Freiburg voziti me 250 km/h dhe u desh të paguajë një gjobë 70 mijë franga. Kjo është gjoba më e lartë e një raseri.
Në listë nuk kishte si të mungonte shqiptar. Në Zvicrën qendrore, konkretisht mes Rotkreuz dhe Küssnacht nëntorin e kaluar voziste një shqiptar me shpejtësi 252 km/h. 26 vjeçari nga Kosova ishte me një veturë Bentley.
Në Zvicër nuk lejohet shpejtësia më e madhe sesa 120 kilometra në orë, një vendim që pritet të vlejë edhe në Gjermani. Kjo pasi Zvicra ka ndër vdekjet më të ulta në qarkullimin rrugor./Foldrejt.com