Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), bën të ditur se të premten do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 17 gradë, transmeton Fol Drejt.
IHK njofton se minimalet do të jenë 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare./FolDrejt/