Një burrë është arrestuar në zonën e San Mateos në Kaliforni të SHBA-ve, pasi akuzohet se i ka prerë kokën me shpatë një gruaje.
Mediat amerikane theksojnë se burri u arrestua ditën e enjte, pasi policia gjeti në mëngjes trupin e pajetë të një gruaje, e cila ishte goditur me shpatë në kokë.
Sipas mediave ka qenë një dëshmitar okular ai i cili ka çuar policinë tek autori i këtij krimi horror.
Ndërkohë që policia e San Mateos thekson se vrasësi dhe viktima kishin njohje me njëri-tjetrin, por pa specifikuar se të çfarë tipi.
/Abcnews.al/