Policia greke ka deklaruar se ka kryer edhe disa arrestime të reja në këto momente në lidhje me vrasjen e 19 -vjeçarit grek në fillim të këtij muaji.
Në një deklarate të disa minutave më parë bëhet fjalë për dy arrestime të reja, ndërsa burime policore thonë se numri i arrestimeve të sotme ka shkua në tetë dhe bashkë me 23 vjeçarin me origjinë shqiptare janë arrestuar deri tani 9 persona që akuzohen për këtë vrasje.
Gjithashtu është zbuluar një prej automjeteve me të cilin personat në fjalë kanë shkuar në lagjen Harillau pranë stadiumit të Arisit, e fshehur në një parking në një lagje në lidhje të qytetit të Selanikut.
Gjithashtu është publikuar edhe një prej armëve të krimit, me anë të të cilit sipas dëshmive të mjekëve ligjorë është qëlluar egërsisht viktima disa herë, por edhe dy shokët e tij .