Türkiye ka theksuar sot se është “thellësisht e shqetësuar” për vrasjet e dyshimta të katër individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjet e dyshimta të njëpasnjëshme të 4 individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque, tre prej të cilave kanë qenë javën e kaluar”, bëri të ditur Ministria e Jashtme në një njoftim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Duam që autorët e këtyre vrasjeve serike, të cilat thuhet se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të jenë krime të urrejtjes, të gjenden menjëherë dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Duke shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave, Ministria tha se “presim që autoritetet përkatëse amerikane të kryejnë me përpikëri të gjitha llojet e hetimeve” për të sqaruar të gjitha aspektet e incidenteve./FolDrejt/