Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen e civilëve në Ukrainë nga forcat ruse. Me anë të një postimi në rrejtët sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se këto krime nuk justifikohen, ndaj duhet një hetim i pavarur.
“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha Massacre, Ukrainë, nga ushtria ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan kryeministri Edi Rama./FolDrejt/