Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i kësaj partie.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.
Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, ku viktimat fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, dhe më pas janë gjuajtur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj.