Mbledhja e grupit ndërministror, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional, vjen pas rastit tragjik të djeshëm ku një grua shtatzënë dyshohet se është vrarë nga ish burri i saj, në oborrin e QKUK-së, shkruan Fol Drejt.
Takimin e ka paralajmëruar vetë Ministrja Albulena Haxhiu.
Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 9 e 30./FolDrejt/