Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan tij.
Të tre të dyshuarit pritet të dalin nesër në ora 9:30 para Gjykatës.
Për media ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Ky i fundit dhe autori i dyshuar janë nga i fshati njëjtë.