Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, për Dardan Krivaqën ekziston dyshimi i bazuar se ai po ashtu edhe e kishte dhunuar tashmë të ndjerën Marigona Osmani, ndërsa Arbër Sejdiu me dashje i ka ndihmuar atij në kryerjen e kësaj vepre penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.