Policia kolumbiane ka vendosur në pranga 17 persona të kombësive të ndryshme, midis tyre edhe një shqiptar. Të 17 personat funksiononin si pjesë e krimit të organizuar në trafikun ndërkombëtar të të drogë.
Mes të arrestuarve ka rënë në pranga edhe një pilot i cili ishte pjesë e një bande që u hetua nga prokurori paraguaian Marcelo Peçi, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në sy të gruas së tij në një nga plazhet e Kolumbisë. Sipas drejtorit të Policisë Kolumbiane, Jorge Luis Vargas mes të arrestuarve janë 12 kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një dominikan, një holandez dhe një shqiptar.
Midis tyre spikat Diego Mauricio Blanco, një pilot i dyshuar i Clã Rocha do Brasil, i cili ka pasur lidhje me bandën e Primeira Comando da Capital (PÇ) dhe që u hetua nga prokurori i vrarë.
Mediat kolumbiane tregojnë se arrestimi i tyre u krye në Bogotá, Cundinamarca, Valle del Cauca, Risaralda, Antioquia, Bolívar, Atlântico dhe Nariño. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, shefi i policisë kolumbiane theksoi se mes të arrestuarve janë kriminelët Brunos nga Peruja, Clã Rocha nga Brazili, grupi NL nga Holanda, Ndrangheta nga Italia dhe një rrjet tjetër që operon në Republikën Domenikane. Shefi i policisë siguroi se të kapurit janë gjithashtu në kërkim nga disa vende dhe të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ndërkaq, supozohet se pastrimi i parave do të bëhej në Paraguai.
Sipas Vargas, “droga u dërgua në këto vende përmes anijeve të mallrave, të fshehura në automjete, kokainë e fshehur mes ushqimeve, pajisje farmacuetike, dhe formave të tjera”./FolDrejt/