Sot Prokuroria Themelore në Pejë pritet të mbaj një konferencë për media, shkruan Fol Drejt.
Në këtë konferencë pritet të shpalosen të gjeturat më të reja nga hetimi për njërën nga vrasjet më tronditëse të pasluftës në Kosovë.
Konferenca pritet të mbahet në orën 15:00, ndërsa pritet të jepen detaje nga gjetjet që janë bërë nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ndodhur më 26 nëntor të vitit 2021.
Po ashtu nga prokuroria pritet të publikohen të dhëna nga raportet e arritura nga shteti Helvetik.
Ua kujtojmë se ndaj të dyshuarve, që vranë shoferin e autobusit – Gani Gjokajn, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj është mbajtur veç një seancë gjyqësore, në të cilën edhe janë dëgjuar dëshmitarët e prokurorisë./FolDrejt/