Protestuesit u mblodhën para Asamblesë Federale në Berlin duke mbajtur pankarta për të protestuar kundër vdekjes së Aminit dhe duke brohoritur parulla kundër qeverisë së Iranit.
Në Berlin të Gjermanisë u mbajt protestë për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini në Iran, pasi ajo u arrestua me arsyetimin se “nuk respektonte rregullat e shamisë”, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Protestuesit u mblodhën para Asamblesë Federale në Berlin duke mbajtur pankarta për të protestuar kundër vdekjes së Aminit dhe duke brohoritur parulla kundër qeverisë së Iranit.
Në protestën e organizuar nga Komuniteti Gjermano-Iranian i Berlinit dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës Iraniane (NWRI), u kërkua që kryengritja civile në Iran të ishte në rend dite në Asamblenë Federale.
Anëtari i Asamblesë Federale nga Partia Demokratike e Lirë, Jens Beeck tha se Mahsa Amini është në agjendën e botës. “Për fat të keq, ajo nuk jeton sot. Protestat janë për lirinë dhe të drejtat universale të njeriut. Dhuna duhet të marrë fund, dhuna nuk duhet të zbatohet ndaj atyre që dalin në rrugë për të drejtat e njeriut”, tha ai.
Beeck theksoi se ajo që ndodhi në Iran do të jetë në agjendën parlamentare./FolDrejt/