Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se i dyshuari, D.T, për vrasjen në fshatin Dobërçan të Gjilanit është ndaluar për 48 orë.
“Dyshohet se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit”.
Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Në njoftim thuhet se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan.