Një rast i vrasjes me armë zjarri ka ndodhur dje në Prishtinë, me ç’rast ka humbur jetën një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi”, rreth orës 13:21 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore./FolDrejt/