Një rast me të shtëna armësh të zjarrit ka lënë të vdekur një person dhe ka plagosur tre të tjerë në Skenderaj, transmeton Fol Drejt.
Prej të plagosurve, njëri duket se ka qenë në gjendje më të rëndë dhe si rrjedhojë është dashur t’i bëhet amputimi i këmbës.
Kështu ka njoftuar për mediumin Klan Kosova Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekësisë Intensive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Intervenimi është kryer në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë në gjendje më të rëndë, i plagosur nga arma e zjarrit në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut. Dhe kjo ka qenë arsyetimi për intervenim kirugjik . Nga ekzaminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme”, ka thënë Uka për Klan Kosovën, transmeton Fol Drejt.