Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë. Aty dyshohet se kosovari ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar.
Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar për motive të panjohura ka goditur me një mjet të rrezikshëm (thikë) viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar me autoambulancë në QKUK, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pas hetimeve intensive është arritur të identifikohen dhe të arrestohen dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.