Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë dhënë detajet për rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Lipjan, shkruan Fol Drejt.
E gjitha ndodhi pas një konflikti verbal dhe fizik, ku dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre të tjerëve, dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri prej viktimave, me ç’rast, ka humbur jetën në spital, shkaku i plagëve të marra.
“Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40. Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se dy të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/