Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, njofton policia.
Është vrarë një burrë shtetas i Maqedonisë së Veriut dje në Prishtinë. Ndërsa, rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit për vrasje kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Prishtinë 14.06.2023 – 20:00. Raportohet se i/të dyshuar deri më tani i pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se në një veturë me targa të Republikës së Maqedonisë Veriore, është një person, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se peroni i cili ishte në veturë është pa shenja jete. Rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes është hasur një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.