Një rast i tentim vrasjes është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Drenasit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:09, më ç’rast një person ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë daël njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti po hetohet.