Në Gjakovë ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë, ku ka mbetur një i plagosur.
I dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, kurse viktima ka përfunduar në spital për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull duke e plagosur. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorë në rast. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.