Në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik raportohet se ditë më parë ka ndodhur një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Lidhur me këtë rast është paraqitur vullnetarisht në polici i dyshuari kosovar, i cili është intervistuar e pastaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin me datën 26.06.2023 në stacion policor është paraqitur vullnetarisht i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.