Një rast i cilësuar si “Vrasje në tentativë” ka ndodhur në qytetin e Lipjanit.
Atje po dyshohet se një person ka therur me thikë dy meshkuj kosovarë, të cilët janë në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.