Në rrugën Hilmi Rakovica në Prishtinë është raportuar një rast i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.