Është arrestuar një person në Prishtinë pasi dyshohet për rastin e cilësuar si “Vrasje në tentativë & Armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.