Në qytetin e Gjakovës policia ka njoftuar për një rast të cilin e ka cilësuar si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Në raport thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar edhe një pistoletë me 5 fishekë, armë kjo që dyshohet se ishte përdorur në rast.
“Rr. Yll Morina, Gjakovë, 09.03.2022 – 18:40. Lidhur me rastin me 10.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar edhe një pistoletë me 5 fishekë, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” raporton policia, përcjell FolDrejt.