Një rast i cilësuar si tentim vrasje ka ndodhur në Gjakovë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave. Ndërsa i dyshuari është arrestuar, kurse policia ka konfiskuar një armë zjarri AK-47.
“Rr. Yll Morina, Gjakovë 09.03.2022 – 18:40. Viktima mashkull kosovar pas tretmani mjekësor në Spitalin e Gjakovës, është dërguar në QKUK, pasi që është plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy lloj të ndryshme të gëzhojave. Njësia policore ka arrit të arrestoj një të dyshuar mashkull kosovar dhe ka konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 23 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.