Dhuna përshkallëzuese e muajve të fundit në Afganistan, që mori jetën e të paktën katër gazetareve, ka detyruar mbi 300 gazetare të tjera të lënë punën e tyre.
Sipas një studimi nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CJP) në Afganistan, vitin e kaluar kishte të paktën 1.678 gra dhe vajza të reja që punonin në media të ndryshme në mbarë vendin, por ky numër është zvogëluar në 1.377, duke shënuar një rënie prej 18% të gazetareve dhe punëtoreve të medias në vendin e shkatërruar nga lufta.
Ky studim bazohen në një anketë të kryer në të gjitha 34 provincat e Afganistanit, ku mbi 300 gazetare dhe punëtore mediatike kanë dhënë dorëheqje ose kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të faktorëve të tillë si kërcënimet e sigurisë, veçanërisht pas vrasjeve të shënjestruara së fundmi, si dhe për shkak të problemeve financiare të mediave si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe pagat e ulëta.
Më 2 mars të vitit të kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar në provincën lindore Nangarhar vranë tre punëtore mediatike të kanalit televiziv privat “Enekas”. I njëjti rrjet mediatik humbi edhe një gazetare tjetër, Malalay Maiwand, në një sulm të ngjashëm dhjetorin e kaluar.
CPJ-ja thekson se prania e fortë e grave në mediat e vendit është një nevojë kritike.