Në Reyhanli të provincës Hatay, në dy shpërthime të ndara në vitin 2013, pranë ndërtesës së bashkisë dhe përballë ndërtesës së postës, e humbën jetën 53 persona, ndërsa u shkatërruan 912 apartamente, 891 vende pune dhe 148 automjete
Ministria e Punëve të Brendshme e Türkiye-s ka njoftuar se Memet Gezer, i cili besohet sa ka dhënë urdhrin për sulmin në Reyhanli në vitin 2013, u ekstradua në Türkiye nga SHBA-ja, ku ishte në paraburgim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministria turke njoftoi se Gezer u arrestua në SHBA për trafik droge. Ai u ekstradua në Türkiye pasi Yusuf Nazik, i cili planifikoi sulmin në Reyhanli, zbuloi në dëshminë e tij se urdhrin për këtë sulm e kishte marrë nga Gezer.
Europol, departamenti i Interpolit, që u informua se Gezer ndodhet në SHBA, organizoi dëbimin e tij në bashkëpunim me autoritetet amerikane.
Gezer, i cili u soll në Türkiye i shoqëruar nga zyrtarë amerikanë, u mor në aeroportin e Istanbulit nga ekipet e Departamentit Kundër Terrorizmit (TEM) pranë drejtorisë së policisë së Ankarasë.
Gezer është i lindur më 9 maj të vitit 1967 në Antakya të Türkiye-s. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest i kuq ndërkombëtar për “trafik droge”, kurse në nivel kombëtar për 17 krime, duke përfshirë “anëtarësimin në organizatë të armatosur terroriste” dhe “rrënimin e unitetit të shtetit dhe integritetit të vendit”.
Në Reyhanli të provincës Hatay, në dy shpërthime të ndara në vitin 2013, pranë ndërtesës së bashkisë dhe përballë ndërtesës së postës, e humbën jetën 53 persona, ndërsa u shkatërruan 912 apartamente, 891 vende pune dhe 148 automjete./FolDrejt/