Është vet-dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje 22-vjeçarin, Amir Zhegrova, të martën në fshatin Gllamink të Podujevës.
Sipas Policisë, O.ZH, është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për vrasje të rëndë.
“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës”.
“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorëzohet në polici”.
“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/