Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare, i kërkuar nga policia italiane nën akuzat për vrasje të disa punonjësve policorë, është arrestuar nga policia shqiptare.
Bëhet e ditur se njësia special “Fast Albania” ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Dangerous” për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.
Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi i 49-vjeçarit shqiptar, Ilir Paja, që banonte në Tiranë.
I dyshuari Paja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dyshimeve për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.
Gjykata e Apelit në Milano të Italisë e kishte dënuar të dyshuarin me 25 vjet e 4 muaj burgim./FolDrejt/