Dënimi me vdekje, i pari që nga viti 2014, u krye në shtetin federal amerikan të Arizonës, ndaj Clarence Wayne Dixon, i cili u dënua për vrasjen e një studenti më shumë se katër dekada më parë.
Sipas Reuters, në fjalimin e tij të fundit, Dixon u shpreh se nuk ishte fajtor dhe kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së, e cila lejoi ekzekutimin e tij.
Clarence Dixon, i cili u dënua për therjen dhe mbytjen e studentes së Universitetit të Arizonës, Diane Bodin në vitin 1978, u vra nga një injeksion vdekjeprurës në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale në Burgun Shtetëror të Florences, Arizona, raportuan mediat lokale./FolDrejt/