Të shtënat ngjanë në pomën e benzinës, Circle K, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, në njërën prej pikave të franshizës së ushqimeve të shpejta, Subway.
Gjendja e punëtores së plagosur ende nuk dihet pasi që ajo është dërguar në spital për operacion, ndërkaq i dyshuari është arratisur.
Kjo ngjarje ka ndodhur në njërën prej pikave të franshizës Subway.
“Thjesht ma thyen zemrën që dikush e ka guximin që ta drejtojë armën dhe të gjuajë në dikë për një arsye kaq të vogël si sasia e tepërt e majonezës në një sandviç”, ka thënë pronari i dyqanit, Willie Glenn”.
“Ai vendosi që ta eskalojë situatën, dhe nga aty u bë hallakamë”.
“Njëra prej vajzave të reja që u vra sot, e kishte pasur të birin të pranishëm në restorant. Biri i saj u desh t’i shohë të gjitha”.