Polici Arjan Tase përplasi për vdekje të miturën 7-vjeçare në plazhin e Potamit në Himarë ndërsa po drejtonte gomonen.
Ulërima dhe të qara dëgjohen nga vendngjarja, ndërsa qytetarët i kundërvihen autorit.
Qytetarja: Çfarë ke bërë?
Qytetari: Kërcënoji kërcënoji ata që u vrave fëmijët se plumbin do të hash.
Qytetarja: A ke fëmijë ti, si qen kanë për ta vrarë kosovarët.
Qytetari: Ke dhe gojë dhe flet.
Qytetari tjetër: Kush e vrau këtë fëmijë?
Qytetari: Ai mo ai.
Arjan Tase: Jam unë mo Tani, po qetësohu, nuk doja mo.
Qytetari: Çfarë nuk doni more, ku e keni mendjen.
Qytetari: Vrijeni se bën trimin akoma, shikoje çik monstrën që bën trimin.
Si ndodhi ngjarja?
Kujtojmë se e mitura ishte duke u larë në breg me babanë e saj, kur Tase kishte ndaluar në breg për të marrë familjen e tij. Në atë moment ai humb kontrollin dhe helikat e gomones përplasin të miturën duke e lënë të vdekur në vend.
Drejtuesi i gomones, Arjan Tase ishte shef i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan i cili gjithashtu ndodhej me pushime me familjen.
Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, u përjashtua nga radhët e policisë autori Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.
Qytetarët dhe politika shqiptare reagoi në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku btegdeti shqiptar u kthye në skenë krimi horror./tch/