Rritet në 13 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 350 numri i të plagosurve gjatë konflikteve mes forcave të sigurisë dhe mbështetësve të liderit të Lëvizjes Sadr, Muqtada al-Sadr në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Në lajmin e faqes së lajmeve Al-Yaum në Bagdat të cilin e bazon në burimet e sigurisë, informohet lidhur me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në ngjarjet e shënuara në Bagdad, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjatë konflikteve në Bagdad kanë humbur jetën 13 persona dhe janë plagosur 350 të tjerë thuhet në lajmin në të cilin theksohet se në mesin e të plagosurve ndodhet edhe komandanti i Forcave të Policisë Federale dhe një person tjetër bashkë me të.
Në lajm njoftohet se konfliktet në Zonën e Gjelbër vazhdojnë dhe se për këtë arsye mund të përjetohet rritje në numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.
Mbështetësit e klerikut Al-Sadr bastisën ndërtesën e presidencës dhe qeverisë në Zonën e Gjelbër pasi lideri i tyre mori vendimin për t’u tërhequr nga politika.
Në burimet e lajmeve të lidhura me Lëvizjen Sadr ishte ndarë informacioni se të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët.
Muqtada al-Sadr pas fillimit të ngjarjeve në Bagdad, njoftoi se ka vendosur të fillojë grevën e urisë deri në ndalimin e konflikteve të armatosura.
Në një deklaratë nga Përfaqësia e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak, palëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë larg dhunës dhe konflikteve të armatosura./FolDrejt/