Militantët e lidhur me Shtetin Islamik vranë 25 persona në një sulm terrorist në një shkollë në Ugandën perëndimore pranë kufirit me Republikën Demokratike të Kongos, njoftoi sot policia e Ugandës.
Anëtarët e Forcave Demokratike Aleate (ADF), një grup militant me bazë në Kongo lindore i lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik, sulmuan shkollën e mesme Lubirira në Mpondwe, dogjën shkollën e konviktit dhe e plaçkitën të premten mbrëma, tha policia.
“Deri më tani, 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë dërguar në spitalin Bvera”. Tetë persona të plagosur u trajtuan gjithashtu dhe janë ende në gjendje kritike në spitalin Bwera”, tha policia e Ugandës në Twitter, sipas Reuters./FolDrejt/