Afganistani vazhdon të mbetet qendër e sulmeve terroriste.
Të paktën 30 persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Afganistanin.
Ndërkohë që një tjetër sulm me autobombë në qytetin Pul-a Alam në Logar plagosi të paktën 30 kalimtarë.
Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj të cilët kishin mbërritur në qytet për të dhënën provimet e pranimit në shkollën e lartë.
Deri në këto momente asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve të përgjakshme.
Gjermania nisi zyrtarisht tërheqjen e trupave duke i dhënë fund një dislokimi që zgjati gati 20 vjet.
Misioni i NATO-s “Mbështetja e Vendosur”, të cilit Gjermania i kontribuoi kontigjentin e dytë më të madh, është planifikuar të largohet jo më larg se muaji shtator.
Sipas informacioneve nga media gjermane, ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer ka urdhëruar forcat speciale të Gjermanisë KSK të ndihmojnë në mbulimin e tërheqjes, mes frikës se talebanët mund të përfitojnë nga numri në rënie i trupave.
Ushtria do të tërheqë më shumë se 100 automjete dhe helikopterë, plus një total prej rreth 800 kontejnerësh.