Më shumë se 40 njerëz u vranë dhe 56 u plagosën në shtypjen ushtarake të demonstratave të dhunshme kundër misionit të Kombeve të Bashkuara në qytetin Goma në Kongon lindore, njoftoi qeveria.
Trupat kongoleze shpërndanë dhunshëm protestuesit kundër një misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të huaja të mërkurën, pasi një video e një sulmi ndaj një oficeri policie u shfaq në mediat sociale, raportoi Reuters, duke shtuar se nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e videos, përcjell Fol Drejt.
Autoritetet më parë thanë se një oficer policie u vra me gurë dhe gjashtë protestues u vranë kur ushtria ndërhyri./FolDrejt/